Dimitrov-Bon: Maqedonia e Veriut ka vend të merituar në vizionin e Francës për të ardhmen e Evropës

Maqedonia

Dimitrov-Bon: Maqedonia e Veriut ka vend të merituar në vizionin e Francës për të ardhmen e Evropës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:23
Nikolla Dimitrov

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Kleman Bon.

Në takim u bisedua për mbështetjen franceze në kontekst të rrumbullakimit të suksesshëm të tregimit tonë evropian këtë vit.

“Mbështetja parimore franceze e shprehur edhe përmes qasjes së re për negociata, është edhe një element i rëndësishëm në periudhën kyçe për miratimin e dokumentit i cili do të mundësojë fillimin e procesit negociues këtë vit. Element që jep të drejtë të besojmë në sukses që i duhet edhe Evropës” – theksoi Dimitrov, duke potencuar rolin e Francës si një nga shtyllat e Unionit.

Dimitrov tha se sa më shpejtë që vendet anëtare të arrijnë konsensus për Kornizën Negociuese, aq më shpejtë do të mund të fillojmë fazën e fundit të negociatave aderuese dhe nga transformimi i suksesshëm i shoqërisë sonë.

“Në këtë mënyrë do t’i dërgohet sinjal pozitiv rajonit se evropianizimi është e vetmja rrugë për përforcim themelor të proceseve demokratike dhe mundëson rritje dhe zhvillim ekonomik, dhe me këtë edhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, tha zv. kryeministri nga Parisi.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se me miratimin e kornizës dhe realizimin e Konferencës së parë Ndër-qeveritare do të valorizohen të gjitha përpjekjet dhe sukseset të cilat i arritëm periudhën e kaluar edhe në aspektin e reformave, por lidhur edhe me mbylljen e çështjeve bilaterale me fqinjët.

“Arritje e Maqedonisë së Veriut, por arritje edhe e Bashkimit Evropian dhe vendeve të saj anëtare”, së bashku konstatuan Dimitrov dhe Bon.

Nga ana franceze u riafirmua gatishmëria për ndihmë në realizimin e asaj që do të jetë sukses i ndërsjellë dhe se negociatat do ta ndjekin metodologjinë e re e cila do të kontribuojë për dimension të përforcuar politik dhe parashikueshmëri të procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat