Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në Maqedoni, 628 raste të reja

Maqedonia

Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në Maqedoni, 628 raste të reja

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:49
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.236 testime dhe janë regjistruar 628 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 353 raste, Kumanova 33, Shtip 13, Prilep 36, Tetova 33, Struga 11, Velesi 34, Manastiri 28, Ohri 17, Kavadari dhe Gostivari 7, Strumica 20, Kriva Pallanka 6, Radovish 2, Probishtip 3, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 2, Berovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 4, Sveti Nikolle 6, Resnjë 1, Negotinë 2 dhe Kërçovë 6.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se sot ISHP regjistroi 531 pacientë të shëruar dhe 15 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, shtatë janë nga Shkupi, tre nga Velesi, dy nga Gjevgjelia, dhe nga një Resnja, Dellçeva dhe Ohri.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikaurve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 28.827, ku prej tyre 19.479 janë shëruar dhe 949 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 7.399.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat