Kuvendi i Maqedonisë votoi Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë votoi Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:50
Kuvendi

Me 69 vota ‘për’ dhe asnjë kundër sonte u votua për Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi.

Ky ligj është pjesë e ligjeve që i kërkon Bashkimi Evropian.

Kuvendi të njëjtin ligj e ka votuar tre herë për shkak se ish-presidenti Gjorge Ivanov gjatë votimit të parë refuzoi ta nënshkruante.

Kur presidenti Stevo Pendarovski u zgjedh president i vendit, ligji sërish u votua dhe u nënshkrua nga presidenti, por Gjykata Kushtetuese e anuloi për shkak se u votua me numër të pamjaftueshëm votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat