OBRM-PDUKM: Zaev përgatit deklaratë për marrëveshjen me Bullgarinë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev përgatit deklaratë për marrëveshjen me Bullgarinë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:26
Foto Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se nuk e tregon qëndrimin e tij për Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonase.

Nga kjo parti thonë se Zaevi përgatit Deklaratë për marrëveshjen me Bullgarinë.

“Tani e shohim se Zaev i ka mashtruar qytetarët. Marrëveshja që e ka nënshkruar as nuk është finale, as nuk e garanton të ardhmen evropiane të shtetit. Zaev të gjithë mandatin e tij e ka kaluar duke nënshkruar marrëveshje”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se Zaevi duhet ta dijë se nuk e “shesin” Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat