Tetova dhe Kumanova sonte qytetet më të ndotura në Maqedoni

Maqedonia

Tetova dhe Kumanova sonte qytetet më të ndotura në Maqedoni

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:03
foto ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të stacioneve matëse, Tetova dhe Kumanova sonte janë qytetet me ajrin më të ndotur në Maqedoni.

Në këto dy qytete ajri është shumë i ndotur, ndërsa më pas vinë qyteti i Manastirit, Kavadarit, Koçanit dhe disa pjesë të Shkupit.

Në Veles, Dibër dhe Strumicë ajri sonte është i pastër.

Ndryshe, ndotja e ajrit në Maqedoni është një nga problemet kryesore, posaçërisht gjatë stinës së vjeshtës dhe gjatë dimrit. Ndotja e ajrit është një nga prioritetet kryesore në programin e Qeverisë ndërsa gjatë ditës së nesërme, OBRM-PDUKM do të protestojë pikërisht kundër ndotjes së ajrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat