Ligji që do të mundësojë masat e reja mbrojtëse sonte në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Ligji që do të mundësojë masat e reja mbrojtëse sonte në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:41
Kuvendi i Maqedonisë

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektuese sot pasdite u miratuan në Komisionin kuvendar për Shëndetësi.

Ligji para deputetëve në seancë plenare është paraparë të sjellet në procedurë të shkurtuar ndërsa seanca pritet të fillojë në ora 19:30.

Me këtë ligj, që do të votohet me procedurë të shkurtuar, deputetët e shumicës parashtruan pesë amendamente, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishin amendamentet e tyre.

Një pjesë e amendamenteve u pranuan nga propozuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat