VMRO e akuzon për kaosin në shëndetësi, Filipçe: Keni lënë borxhe të mëdha

Maqedonia

VMRO e akuzon për kaosin në shëndetësi, Filipçe: Keni lënë borxhe të mëdha

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:12
Filipçe

Debat i tensionuar dhe i ashpër me akuza të ndërsjella në lidhje me atë se kush është fajtor për gjendjen aktuale. Në këtë mënyrë është zhvilluar debati për ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse që këtë paradite u gjend në debat para komisionit amë për shëndetësi.

Deputetët e pushtetit parashtruan 5 amendamente prej të cilëve i pari ka të bëjë me masat e Qeverisë për mbajtjen e maskave në të hapur, grupimin në ambient të hapur dhe vetëizolimi i pa tjetërsuar gjatë periudhës së testimit, për të cilat ministri Filipçe tha se kjo ishte masë në dekret, ndërsa opozitarja DPMNE vlerëson se ato amendamente duhej të ishin pjesë e ndryshimeve ligjore, por dhe se janë të papërfunduara.

“Mbajtja e patjetërsueshme e maskave në të hapur, më tej dhënia e më shumë kompetencave shërbimeve inspektuese gjithë këtë do ta rregullojnë, do ta ndjek dhe sanksionojnë”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ndalesë për grupim në hapësira publike dhe parqe ose në çfarëdo hapësire në të hapur në periudha të caktuara të ditës – natës. Në cilat periudha? Pse në periudha të caktuara? Virulenca bie në mëngjes apo në mbrëmje? Masa tjera të konfirmuara me ligj. Çfarë do të thotë kjo “Masa tjera të konfirmuara me ligj”, u shpreh Rashela Mizrahi nga VMRO-DPMNE.

Opozita kërkoi dorëheqjen e Filipçes, ai iu përgjigj se ata nuk i respektojnë masat dhe shkojnë në bare dhe palestra. Atmosfera u ndez pasi Olga Lozanovska nga VMRO-DPMNE akuzoi ministrin Filipçe se punëtorët shëndetësorë nuk janë të mbrojtur dhe se shëndetësia është në kaos të plotë. Si mund të mos keni turp të fajësoni kur jeni ju ata që kanë lënë borxhe në shëndetësi ia ktheu Filipçe.

“Unë jam duke folur për të gjithë punëtorët shëndetësorë që punojnë në spitalet klinike që duhet të sillen ndaj secilin pacient sikur të jetë pozitiv me Covid dhe në të njëjtën kohë atyre u jepet një maskë për 24 orë. Si është e mundur që në sektorin e shëndetësisë private të jetë gjithçka në rregull, ndërsa në atë shtetërore nuk mund të testohen qytetarët. Në të vërtetë, shëndetësia është në kaos, në një gjendje katastrofale”, theksoi Olga Lozanovska nga VMRO-DPMNE.

“Ju e dini që kaosi vjen nga 60 milion euro borxh që keni lënë pas. Dhe nëse do të donit të investonit në të, nuk do të kishit bërë Shkupin 2014, do të kishit bërë atë, do të kishit bërë spitalin me vlerë prej miliard eurove. Kjo që po thoni është turp. Nuk e di se si dilni këtu dhe flisni, nuk e kuptoj, me çfarë fytyre. Ju po flisni për punëtorët shëndetësor. Çfarë po flisni … sa ishin pagat, ku janë mjekët. Në Gjermani, pse i dëbuat? Nuk e kuptoj se si nuk keni turp”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Pas përfundimit të debatit në Komision, ndryshimet pasdite duhet të jenë para deputetëve për miratim. Në të njëjtën kohë edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski për nesër e thirri Këshillin e sigurisë, në të cilin do të debatohet për gjendjen e fundit me Kovid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat