Tateshi: Kemi dhënë propozime për të luftuar koronavirusin, por jena injoruar

Maqedonia

Tateshi: Kemi dhënë propozime për të luftuar koronavirusin, por jena injoruar

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:31
Bekim Tateshi

Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Enter”, tha se ka pasur shumë dezinformata në lidhje me KOVID-19. Ai tha se kjo është gjenerata e shtatë e familjes së Koronës.

Tateshi tha se ata si opozitë për pesë vite kanë reaguar dhe kanë kërkuar që të ketë më tepër investime ne shëndetësisë.

“Në ndër të parët në shkurt paralajmëruar se virusi po përhapet në gjithë botën. Ne kemi reaguar edhe për pacientin zero ai i cili për herë të parë hyri në Maqedoni. Gjatë valës së parë kemi reaguar disa herë dhe të ketë ndryshime se sistemi i shëndetësisë në Maqedoni lëngon shumë, sidomos ai publik”, tha Tateshi.

Tateshi tha se ata disa herë kanë dalë me propozime, me pakon 10 të cilën asnjëherë nuk e kanë përfillë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Neve edhe gjate kampanjës dolëm me shtatë masa të cilat disa i shohim se impelmentohen e disa jo. Të formohet një Komision tjetër, ku do të ketë anëtar tjerë dhe të cilët mund të japin propozimet e tyre”, deklaroi Tateshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat