Maqedoni: 20 euro gjobë për mosmbajtje të maskës në ambiente të hapura

Maqedonia

Maqedoni: 20 euro gjobë për mosmbajtje të maskës në ambiente të hapura

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:25
Foto Ilustrim

Mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura është bërë e detyrueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pas ndryshimeve ligjore që mbrëmë u miratuan në Kuvend.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në rast të moszbatimit të kësaj mase, qytetarët do të gjobiten me 20 euro, në kundërvlerë të denarit.

“Maska është e detyrueshme në ambiente të hapura, po ashtë në tregje, transport publik, institucione shtetërore, markete, shitore, banka, posta dhe të ngjashme”.

“Qytetarët mund të mbajnë maska respiratore, kirurgjike për një përdorim, maska tekstile, shall ose të ngjashme”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se mbajtja e maskës, distancës fizike dhe larja e duarve janë masat e vetme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat