MPB Maqedoni: Janë arrestuar dhe dërguar në burg tre persona të kërkuar me fletarrest

Maqedonia

MPB Maqedoni: Janë arrestuar dhe dërguar në burg tre persona të kërkuar me fletarrest

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:23
Foto Ilustrim

Policia gjatë ditës së djeshme arrestoi dhe dërgoi në burg tre persona të kërkuar me fletarrest, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy nga të arrestuarit po mbahen për të vuajtur dënimin me burg në Burgun e Strumicës, ndërsa njëri në Burgun e Shtipit.

“Më 28.10.2020 në orën 10:30 nga ana e nëpunësve policor të Stacionit policor Shtip është arrestuar E.S. (32) nga Shtipi për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dërguar në INP Strumicë”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Dy personat tjerë janë arrestuar nga nëpunësit policor prej Makedonska Kamenicës.

“Më 28.10.2020 në orën 05:50 dhe 06:25 nga ana e nëpunësve policor të Repartit policor Makedonska Kamenicë. janë arrestuar M.S. nga fshati Sasa dhe I.I. nga Makedonska Kamenica për vuajtje të dënimit me burg. M.S. është dërguar në në INP Strumicë, ndërsa I.I. në Burgun e Shtipit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat