Inspektorët marrin kompetenca për mbylljen e lokaleve për 30 ditë

Maqedonia

Inspektorët marrin kompetenca për mbylljen e lokaleve për 30 ditë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:12
Lupço Nikollovski

Me ndryshimet e djeshme të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, të gjitha inspektoriatet tanimë fitojnë kompetenca të reja dhe më të shtuara, për veprim gjatë shkeljes së protokolleve shëndetësore që janë në fuqi. Zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, në një konferencë për media, ku ishte i shoqëruar edhe nga drejtuesit e inspektoriateve, njoftoi se tani e tutje, inspektorët do të kenë të drejtë të mbyllin lokale deri në afat prej 30 ditëve në vend ngjarje ku do të hasin mosrespektim të masave.

Lupço Nikollovski: “Këtë mundësi inspektoriatet nuk e kanë pasur si instrument dhe mendoj se është e patjetërsueshme në këtë periudhë. Nëse në teren inspektorët konstatojnë se ndonjë subjekt juridik i shkel protokolet shëndetësore, në të njëjtin moment do t’u shqiptohet ndalesë për ushtrimin e veprimtarisë nga 10 deri në 30 ditë. Edhe një herë dua të apeloj deri te të gjithë qytetarët dhe afaristët, që situatën secili duhet ta kuptojë shumë seriozisht. Nuk ka kompromis kur është në pyetje shëndeti publik dhe shëndeti i qytetarëve”

Nikollovski tha gjithashtu se edhe niveli I gjobave do të varijojë varësisht nga madhësia e subjekteve, për ndërmarrje të vogla, të mesme apo të mëdha. Me këtë tha ai, duam të dëshmojmë drejtësi sipas madhësisë së kompanive dhe nivelit të dënimeve. Nëse deri më tani ka pasur dikush që ka dyshuar dhe ka pasur mosbesim në këto ndryshime që i paralajmëruar, besoj se tani me votimin e ndryshimeve ligjore, mendimi do të ndryshojë, tha Nikollovski. Ai rikujtoi se numrat e të infektuarve në vazhdimësi rriten, kapacitetet mbushen, sistemi shëndetësor është ngarkuar njëjtë si edhe inspektoriatet, andaj situata e krijuar duhet marrë seriozisht dhe masat duhet të respektohen skajshmërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat