Sërish numër i lartë me raste të reja në Maqedoni, regjistrohen 862 pacientë të rij

Maqedonia

Sërish numër i lartë me raste të reja në Maqedoni, regjistrohen 862 pacientë të rij

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.699 testime dhe janë regjistruar 862 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 390 janë në Shkup, Kumanovë 22, Shtip 28, Prilep 55, Tetovë 48, Strugë 9, Veles 53, Manastir 31, Ohër 18, Kavadar 24, Gostivar 18, Gjevgjeli 12, Strumicë 27, Kriva Pallankë 10, Radovish 7, Krushevë 2, Koçani 25, Probishtip 12, Demir Hisar 4, Makedonski Brod 1, Vallandovë 6, Vinicë 9, Dellçevë 5, Kratovë 5, Sveti Nikole 6, Kërçovë 17, Resnjë 3 dhe Negotinë 8.

Sipas njoftimit, sot Insittuti për Shëndet Publik regjistroi 223 pacientë të shëruar dhe 14 të vdekur. Prej të vdekurve 5 janë nga Shkupi, një nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi, një nga Manastiri, dy nga Strumica, një nga Radovishi dhe një nga Resnja.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 29.558 pacientë, ku prej tyre 19.994 janë shëruar dhe 977 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.587raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat