Panovski: Masa e mbajtjes së maskës në hapësira të hapura do të nxisë efekt të kundërt, qytetarët do të mblidhen brenda

Maqedonia

Panovski: Masa e mbajtjes së maskës në hapësira të hapura do të nxisë efekt të kundërt, qytetarët do të mblidhen brenda

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:36
Mjeku Nikolla Panovski

Mjeku Nikolla Panovski sot komentoi vendimin e mbajtjes së maskave në hapësira të hapura duke thënë se ai ndjehet krejtësisht i dëshpëruar i çuditr dhe se nuk ka asnjë arsyetim.

Sipas Panovskit, masa e mbajtjes së maskës në hapësira të jashtë nuk do të ketë asnjë efekt edhe nëse respektohet.

“Kjo masë mund t’i detyrojë qytetarët që të mblidhen brenda që do të sjell më shumë infektime dhe që në fillim shihet se kjo masë do të ketë efekt të kundërt”, tha Panovski.

Panovski shton se kjo masë t’i ngatërrojë qytetarët dhe do t’i malterojë.

“Masa është krejtësisht e paqartë. Unë personalisht si ekspert nuk e kuptoj. Nuk e di se si ta respektoj këtë amsë. Sipas masës, edhe pse jam vet në zyrë unë duhet të mbaj maskë. Dje e pyeta ministrin pse nuk mban maskë ai m’u përgjigj se po bisedon”, tha Panovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat