Filipçe: Të mbahen maskat në ambiente të hapura, që të ulet numri i rasteve të reja

Maqedonia

Filipçe: Të mbahen maskat në ambiente të hapura, që të ulet numri i rasteve të reja

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:04
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë thirrje që qytetarët t’i mbajnë maskat në ambiente të hapura, në mënyrë që sipas tij, të ulet numri i rasteve me coronavirus.

Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Filipçe thotë se vjen periudha kur moti po ftohet, ndërsa ajri do të jetë i ndotur. Kur moti është ftohtë është shumë me rëndësi secili prej nesh të kujdeset për shëndetin personal, dhe madje edhe nga ftohja dhe gripi sezonal.

“Në këtë kuptim, mbulimi i gojës dhe hundës, maskë, shall mundëson të thithim ajër të ngrohtë, të mos gjendemi në grupin në të cilin ka bartës së virusit dhe të shmanget ndikimi i dëmshëm i grimcave PM 10 për të cilat ka dëshmi se i mundësojnë virusit të udhëtojë më larg nga rruga e zakonshme të pikave të gëlbazës gjatë të folurit”, thotë Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat