Apeli pranon ankesën e Boki 13, lirohet nga paraburgimi

Maqedonia

Apeli pranon ankesën e Boki 13, lirohet nga paraburgimi

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:10
Boki 13

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e Boki 13 dhe e ka liruar atë nga paraburgimi. Boki fillimisht u dënua me 9 vjet burg në rastin “Zhvatja.

Tani ai do të shkojë në paraburgim shtëpiak.

Boki 13 para një muaji u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për ndezje në lukth, problem për të cilin ankohej gjatë gjykimit.

Ai është akuzuar edhe në një rast tjetër për mashtrim përmes Lidhjes Ndërkombëtare, por ky gjykim është shtyrë disa herë për shkak të shëndetit të Bokit 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat