Sot vazhdon debati për rishikimin e buxhetit

Maqedonia

Sot vazhdon debati për rishikimin e buxhetit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:23
Kuvendi i Maqedonisë

Sot në Kuvend vazhdon debati për rishikimin e Buxhetit, i cili sillet për shkak të krizës së Covid-19 dhe nga miratimi i të cilit varet fillimi i realizimit të pakos së katërt të masave për përballje me pasojat nga kovid kriza në vlerë prej 470 milionë euro,.

Në fund të mbledhjes së djeshme të Kuvendit, kryetari Talat Xhaferi e caktoi vazhdimin e kësaj seance për sot në ora 12:00.

Gjatë debatit, opozita ka dhënë vërejtje se shpenzimet janë historike në nivel më të lartë, realizimi i investimeve kapitale në nivel më të ulët, ndërsa paratë e parapara në tre pakot e masave ekonomike deri më tani nuk janë realizuar në tërësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat