Në Shkup gjobiten 409 shoferë

Maqedonia

Në Shkup gjobiten 409 shoferë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 409 masa, prej të cilave 57 janë për vozitje pa leje, 46 për mosregjistrim apo automjete me defekte, 55 masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 89 masa për parkim jo të rregullt”, sqarojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në kumtesën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat