Filipçe: Spitalet në fazën e mobilizimit, ka numër të mjaftueshëm të shtretërve

Maqedonia

Filipçe: Spitalet në fazën e mobilizimit, ka numër të mjaftueshëm të shtretërve

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 13:56
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje ka deklaruar se nëse eventualisht masat e deritanishme nuk japin rezultatet, do të mendohet për mbyllje të tërësishme të objekteve hotelierike, disa orë më herët se sa tani, ose mbyllje të tërësishme të objekteve ku mbahen ngjarje kulturore.

Ai gjithashtu tha se ka numër të mjaftueshëm të shtretërve nëpër spitale të vendit.

“Këto janë pjesë e masave për të cilat po mendojmë. Nuk bëhet fjalë për numrin e rasteve të detektuara, bëhet fjalë për atë në çka përkushtohemi më së shumti, kapacitetet e spitaleve. Me cilën dinamikë përmbushen kapacitetet spitalore, a mund të arrihet ajo që mjekët, motrat medicinale të ofrojnë shërbime shëndetësore në klinikat e Shkupit dhe në spitalet e shtetit. Kjo është diçka që e ndjekim ne se me çfarë dinamike përmbushet”.

“Ai është një skenar të cilin e përgatisnim gjatë gjithë muajve të kaluar. Një numër i madh i shtretërve disa herë më shumë se ata që janë tani në dispozicion përgjatë shtetit në spitale në reparte të tjera përveç ato infektive janë në dispozicion. Megjithatë qëllimi nuk është që tërësisht të përmbushen dhe për këtë ndjekim se çfarë rezultati do të kenë këto masa të cilat presim që ta ulin dukshëm transmetimin e virusit dhe i përmenda se cilat masa mund t’i sjellim në ditët në vijim. Për çdo ditë e ndjekim situatën”, tha mbrëmë Filipçe, në një intervistë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat