Borxhi publik në Maqedoni u rrit deri në 60.7%

Maqedonia

Borxhi publik në Maqedoni u rrit deri në 60.7%

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:15
Foto Ilustrim

Borxhi publik në Maqedoninë e Veriut është rritur në 60.7 përqind gna BPV. Gjithsej Maqedonia ka borxh prej 6 miliardë e 571 milionë euro.

Siç raporton Telma, gjatë gjashtë muajt e pandemisë, apo nga marsi deri në shtator borxhi publik është rritur për 1 miliardë euro apo për 9.3.

Nga korrikut deri në shtator, kur kishte zgjedhje dhe formohej Qeveria e re, vendi ka hyrë në borxh prej 44.5 milionë euro, ndërsa borxhe të reja janë paraparë edhe me rebalancin e dytë të buxhetit për këtë vit.

Pas tejkalimit të 60%, momentalisht askush nuk e di se sa do të jetë borxhi publik në Maqedoni deri në përfundimin e vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat