Policia gjatë muajit tetor dënon gjithsej 89 shoferë për dritare të errëta në Tetovë

Maqedonia

Policia gjatë muajit tetor dënon gjithsej 89 shoferë për dritare të errëta në Tetovë

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Gjithsej 89 shoferë janë dënuar gjatë muajit tetor në Tetovë për dritare të errëta që sipas ligjit janë të ndaluara. Po ashtu sipas ligjit, shoferëve u është shqiptuar gjobë prej 300 eurove.

“Gjatë muajit të kaluar (tetor) në Tetovë dhe më gjere janë zbuluar 239 automjete me dritare të errëta”, theksojnë nga SPB Tetovë, duke shtuar se 150 shoferë kanë hequr errësirën në vendngjarje.

Policia e Tetovës thotë se ky aktivitet i zbulimit të dritareve të errëta në Tetovë do të vazhdojë edhe gjatë muajit nëntor.

Dritaret e errëta nuk kalojnë as në kontroll teknik. Ligjërisht dukshmëria në xhamin përpara duhet të jetë 75% ndërsa xhami anash 70%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat