Mickoski, Sela dhe Gashi në një tryezë, a do të bëhen bashkë?

Maqedonia

Mickoski, Sela dhe Gashi në një tryezë, a do të bëhen bashkë?

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 21:51
Mickoski, Sela dhe Gashi

Të premten në Shkup në një tryezë të përbashkët do të ulen liderët opozitarë, Hristijan Mickoski i VMRO-së, Ziadin Sela i ASH-së dhe Afrim Gashi i Alternativës.
Tre liderët do të bashkëbisdojnë në një tryezë nën kujdesin e Fondacionit gjerman “Konrad Adenaur”
Nuk dihet nëse kjo do të jetë edhe fillimi i një koalicionimi të tre partive për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.

Sekretari i ASH-së, Taravari gjithnjë ka theksuar se ASH-ja është e përafërt me VMRO-së dhe në të ardhmen e sheh një koalicion të mundshëm në zgjedhje.

Edhe lideri i VMRO-së nuk e sheh si problem një koalicion me partitë shqiptare opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat