Konfiskohen 50 kilogramë mariuhanë, arrestohet një diler

Maqedonia

Konfiskohen 50 kilogramë mariuhanë, arrestohet një diler

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Pesëdhjetë kilogramë mariuhanë ishin konfiskuar mbrëmë në rajonin e Negotinës, me çka është arrestuar 29 vjeçari E.E, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

“Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme për çrrënjosjen e tregtisë ilegale me narkotikë, nëpunës të policisë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të rrezikshme – Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, në koordinim me SPB Veles dhe DPB Negotinë, mbrëmë në rajonin e fshatit Dubrovë, Negotinë, me urdhër gjyqësor paraprak, realizuan kontroll në shtëpi dhe hapësira të tjera”, sqaruan nga MPB.

Kontrolli ishte bërë në shtëpi dhe hapësira të tjera të personit 29 vjeçar. Gjatë kontrollit, në hapësirat ndihmëse të cilat i ka shfrytëzuar personi, janë gjetur rreth 50 kilogramë mariuhanë. Personi ishte arrestuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen padi penale adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat