Matura shtetërore në Maqedoni do të mbahet në qershor të vitit 2021

Maqedonia

Matura shtetërore në Maqedoni do të mbahet në qershor të vitit 2021

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 10:14
Foto Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se sivjet matura shtetërore do të mbahet sipas afatit të paraparë ligjor, përkatësisht në qershor të vitit të ardhshëm.

Provimi i maturës shtetërore është është i paraparë në Ligjin për arsim të mesëm.

“Viti arsimor 2020/2021 zhvillohet sipas planit dhe programit, ndërsa MASH është në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe shkollat do të sigurojnë zgjidhje që provimet e maturës të jenë të sigurta dhe të mos kenë pengesa”, thonë nga MASH.

Ata njoftojnë nxënësit e shkollave të mesme se paraqitja në provime të maturës do të jetë sipas afatit ligjor dhe se deri në fund të muajit duhet t’i paraqesim temat e detyrës projektuese, kurse deri në dhjetor duhet t’i paraqesin edhe provimet e listës së provimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat