Propozohet pensionim në moshën 64 vjeçare në Maqedoni

Maqedonia

Propozohet pensionim në moshën 64 vjeçare në Maqedoni

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Pensionim i detyruar në moshën 64 vjeçare dhe me të paktën 15 vjet stazh pune propozohet në Maqedoninë e Veriut. Me propozim-ndryshimet e fundit ligjore, pushteti actual synon të hap mundësi të reja punësimi për të rinjtë.

Për shkak të mungesës së kuadrove në profesionet deficitare dhe funksionim pa pengesa të sektorëve të caktuar, pushteti ka paraparë përjashtime. Propozim-ndryshimet janë lëshuar me procedurë të rregullt dhe pushteti vlerëson se ndërkohë do të arrijnë të definojnë edhe aspekte të tjera për të cilat aktualisht kanë dilema.

“Përjashtim nga rregulli për pensionim në 64 vjet dhe 15 vite stazh do të ketë në shëndetësi dhe në arsimin e lartë ku stazhi i punës do të mund të vazhdohet vit pas viti, e shumta deri në moshën 67 vjeçare. Bashkë me propozim-ndryshimet në ligjin për marrëdhënie pune, i dorëzojmë edhe propozim-ndryshimet në ligjin për nëpunës administrativ, me të cilin do të kapen tërësisht të punësuarit edhe në sektorin publik, edhe në atë privat”, pohoi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat