Veleshta i dha lamtumirën e fundit 21 vjeçarit që u vra në Vjenë

Maqedonia

Veleshta i dha lamtumirën e fundit 21 vjeçarit që u vra në Vjenë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarët e Strugës i dhanë lamtumirën e fundit, 21 vjeçarit Nexhip Vrenezit që më 2 nëntor u vra në sulmin terrorist në qendër të Vjenës.

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke theksuar se lamtumira e fundit djalit të tyre iu dha sot në mesditë.

Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm qytetarë nga Struga dhe vendbanime tjera, por edhe mërgimtarë të ardhur nga Austria dhe vendet e tjera evropiane.

21-vjeçari natën e 2 nëntorit ishte ndër katër viktimat të pafajshme dhe mbi 20 persona të plagosur që u sulmuan nga një grup terrorist në mesin e të cilëve ishte Kujtim Fejzullai, që u ekzekutua nga policia austriake.

Nexhipi atë natë kishte dalur me familjar për të festuar punësimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat