Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon paga më të mëdha për nëpunësit e policisë

Maqedonia

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon paga më të mëdha për nëpunësit e policisë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi sa më shpejtë të jetë e mundur ta rishqyrtojë kërkesën e tyre për rritjen e pagave të nëpunësve të policisë.

“Secili i punësuar në polici me padurim priste lajmet për buxhetin e vitit 2021. Këtë herë, të gjithë shpresuan që qeveria më në fund kujtoji për të punësuarit në polici. Sidomos duke ditur faktin se si policia i trajton sfidat e krizës në terren çdo ditë. Por fatkeqësisht nuk është kështu”, thuhet në kumtesën e sotme nga Sindikata e policisë në Maqedoni.

Prezantimin nga ana e kryeministrit Zoran Zaev të Buxhetin për vitin 2021, konstatuan nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë, është një mosvlerësim i punës së të punësuarve në polici.

“Pse në Buxhetin mbi 4 miliardë euro nuk ka para për paga në Polici? Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se ky vendim i Qeverisë është i tmerrshëm. Ju kujtohet deri para ca kohësh, disa vjet më parë, slogani “Polici e kënaqur – qytetarë të sigurt” u shpik nga ministri Spasovski. Le të pyesim veten dhe juve, zotëri të Qeverisë, tani nëse pas këtij vendimi të turpshëm do të kemi polici të kënaqur” , thuhet në kumtesën e Sindikatës.

Vlerësojnë se të punësuarit në Ministrinë e Brendshme meritojnë shumë më tepër sesa parashikohet, siç thuhet në kumtesë, se zero denarët e propozuar nga Qeveria për të rritur pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat