MSH-Maqedoni: Në njësitë infektive po mjekohen 694 pacientë

Maqedonia

MSH-Maqedoni: Në njësitë infektive po mjekohen 694 pacientë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:29
Foto Ilustrim

Në 24 orët e kaluara në qendrat Covide në vend u raportua se po mjekohen 563 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin. 131 pacientë tjerë janë të shtruar në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për Covid-19 të cilët janë të shtruar në qendrat për Covid është 694.

Ka rreth 80 shtretër spitalorë të lirë në spitalet interne.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, 74 pacientë u shtruan në spital në Manastir me COVID-19 pozitiv ose të dyshuar. 57 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 47 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 71 pacientë trajtohen në Veles, dhe në Kumanovë 70 pacientë janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID 19. 96 pacientë janë shtruar në spital për Covid në Ohër, 94 në Prilep, 39 në qendrën për Covid në Gostivar, ndërsa 30 pacientë në Strugë. Në spitalin në Strumicë ka 22 pacientë, në Koçan 22, në Kërçovë 20, Kavadar 42 dhe në Gjevgjeli 10 persona pozitivë për coronavirus”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, të gjitha departamentet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.

Përkundër fluksit të madh të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapaciteti i njësive për Covid do të zgjerohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat