Pas vdekjes së 41 vjeçares në spitalin e Shtipit, Filipçe paralajmëron inspektim të jashtëzakonshëm

Maqedonia

Pas vdekjes së 41 vjeçares në spitalin e Shtipit, Filipçe paralajmëron inspektim të jashtëzakonshëm

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 17:06
Foto Ilustrim

Në lidhje me rastin e vdekjes së 41 vjeçares nga Shtipi, për të cilën u ankua e bija e saj, e cila akuzon mjekët që nuk u kujdesën sa duhet dhe nuk e infromuan për gjendjen e së ëmës, Ministri i Shëndetësisë thotë se po kryhet një inspektim në spitalin Infektiv të Shtipit.

“Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se në lidhje me pacienten 41 vjeçare e cili vdiq në repartin infektiv në Spitalin Klinik Shtip, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor aktualisht po kryen një inspektim të jashtëzakonshëm për rastin konkret.

Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit, Dr. Alen Georgijev, gjithashtu kërkoi që të përgatitet një raport i plotë për mënyrën e trajtimit të pacientit.

Pas përfundimit të inspektimit të jashtëzakonshëm, qytetarët do të informohen në detaje.” – thotë Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat