Propozohet që deputetët të punojnë online, OBRM-PDUKM kundërshton

Maqedonia

Propozohet që deputetët të punojnë online, OBRM-PDUKM kundërshton

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Foto Ilustrim

Debati i komisionit mbi projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm fillon të hënën, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Kuvendi, gjashtë deputetë aktualisht janë parandaluar të vijnë në punë për shkak të coronavirusit.

Për t’i mundësuar ata që të përfshihen në punën e seancave, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozon që ata të mund të punojnë nga shtëpia, gjegjësisht duke plotësuar rregulloren e punës, kërkon që deputetët me një test pozitiv dhe vendim për izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar të mund angazhohen online.

Tani për tani, Xhaferi ka mbështetjen e vetëm shumicës parlamentare, e cila më parë ka kërkuar seanca online. Ndërsa opozita e OBRM-PDUKM-së mbetet e mendimit se një mënyrë e tillë e punës së legjislaturës është antikushtetuese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat