Ahmeti: Nuk kam ardhur në skenën politike që të marr post udhëheqës

Maqedonia

Ahmeti: Nuk kam ardhur në skenën politike që të marr post udhëheqës

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:45
Ali Ahmeti

Mua komuniteti maqedonas nuk më voton. Unë nuk kam hyrë në politikë për të marrë ndonjë pozicion, unë jam deputet dhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Kështu u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive me gazetaren Matilda Mcini në televizionin Ora News.

“Po e citoj Cërvenkovskin gjatë vitit 2002-2006: Tha nuk të harrojnë ty kur maqedonasit? I thash pse? Ai më tha se pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991 ne promovuam maqedonasit e fortë, të pamposhtur, shqiptarët kërkonin të drejtat e tyre, ne nuk uleshim t’i sqarojmë e t’i shpjegojmë dhe t’i pranojmë kërkesat e tyre. Ata kërkonin shkollë, universitet, nuk kërkonin pushkë por kërkonin laps, ata kërkonin flamur. Ne u shërbyem me informacione të gabueshme, jemi të fortë, shqiptarët kërko-ne maltreto dhe kështu shpërtheu lufta në vitin 2001 dhe me të zgjuar në mëngjes trimat maqedonas hynë nëpër bodrume kurse ju na e përdhosët identitetin dhe dinjitetin sepse luftën e fituat”, u shpreh Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat