Maqedoni: Afër pesë mijë kontrolle nga inspektorët për një javë, janë mbyllur disa objekte hotelierike

Maqedonia

Maqedoni: Afër pesë mijë kontrolle nga inspektorët për një javë, janë mbyllur disa objekte hotelierike

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Prej 9 deri 15 nëntorit gjashtë shërbimet inspektoriale në vend, gjithsej kanë kryer 4.822 kontrolle.

Për mosrespektim të protokolleve shëndetësore janë mbyllur dy objekte hotelerike (një në Gostivar dhe një në Ohër), ndërsa janë dhënë 13.676 vendime për izolim të personave të sëmurë nga COVID-19, ose personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.

Siç tha kryetarja e Këshillit të Inspektorëve, Magdalena Filipovska-Grashkovska, shërbimet inspektoriale do të vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë edhe në periudhën e ardhshme.

Ajo apeloi tek qytetarët dhe subjektet që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet shëndetësore, me çka do të ndihmojnë punonjësit shëndetësor, policinë dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën me pandeminë.

Ajo tha se Inspektorati i Tregut ka kryer 3.068 kontrolle dhe 619 mbikëqyrje, me çka ka lëshuar 38 urdhërpagesa për shkelje të ligjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat