Karakaçanov thotë se gjuha e urrejtjes dhe pretendimet për pakicën maqedonase janë shkas i bllokimit të Maqedonisë

Maqedonia

Karakaçanov thotë se gjuha e urrejtjes dhe pretendimet për pakicën maqedonase janë shkas i bllokimit të Maqedonisë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:37
Karakaçanov

Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë theksoi se të jemi qëllimmirë, por nuk duhet të jemi naiv dhe të çmendur.

Ai tha se përveç çështjes për pretendimet e pakicës maqedonase, bllokimi është edhe për shkak të gjuhës së urrejtjes.

“Dhënies fund të gjuhës së urrjetjes nënkupton ndryshim në arsim, urrejtjes në media dhe në pllakat e lapidareve, gjegjësisht të mos falsifikohet historia. Pse të mos ketë rehabilitim të shoqërisë për shkak të atyre njerëzve që u persekutuan pas të 40-tave, si dhe kompensim për familjet e tyre”, tha Karakaçanov.

Ai thotë se ka mundësi deri në dhjetor që Maqedonia të fillojë bisedimet, por pa falsifikim të historisë.

Bullgaria dje i vendosi veto bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat