MSH: Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni zhvillohet pandërprerë, vaksina ka për të gjithë

Maqedonia

MSH: Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni zhvillohet pandërprerë, vaksina ka për të gjithë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në shtatë ditët e kaluara, 3.270 qytetarë janë vaksinuar falas kundër gripit sezonal në shtëpitë e shëndetit dhe spitalet e përgjithshme të vendit.

Nga MSH thonë se 126 qytetarë kanë caktuar termin nëpërmjet mjekut amë, por nuk janë paraqitur

“Vaksinimi falas kundër gripit sezonal bëhet në 6 pika në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, në Shtëpitë e Shëndetit në Veles, Negotinë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Vevçan, Makedonski Brod, Rostushë, Manastir, Prilep, Krushevë, Resnjë, Demir Hisar, Shën Nikollë, Radovish, Strumicë, Shtip, Vallandovë, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Probishtip, Pehçevë dhe Koçan. Vaksinimi bëhet edhe në spitalet e përgjithshme në Gjevgjeli, Dibër dhe Kavadar”.

“Sipas protokollit për menaxhim sistemik të termineve për vaksinim, çdo të premte hapen termine në ‘Termini im’. Kjo praktikë këtë vit është vendosur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shëndetësi, ku distanca fizike dhe kohore është kyçe për të parandaluar coronavirusin”, thonë nga MSH.

Ministria më tej informon se vaksina ka për të gjithë, si dhe ju bën apel qytetarëve që nëse caktojnë termin të paraqiten për t’u vaksinuar, në të kundërtën ta anulojnë terminin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat