Javën e ardhshme propozim-buxheti për vitin 2021 në debat në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Javën e ardhshme propozim-buxheti për vitin 2021 në debat në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Javën e ardhshme fillon debati kuvendor për Propozim buxhetin për vitin e ardhshëm. Debati fillon në Komisionin amë për financim dhe buxhet, të caktuar në seancën e 24 nëntorit. debati, në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, në Komision mund të zgjasë deri në 10 ditë pune, më pas me plotësim, nëse ka amendamente të pranuara, do të debatojë në seancë plenare.

Qeveria e miratoi Propozim-buxhetin javën e kaluar më 11 nëntor, ndërsa ministri i Financave ditën tjetër më 12 nëntor e dorëzoi në Kuvend, duke ia dorëzuar zyrtarisht kryetarit të dhomës legjislative, Talat Xhaferi.

Të ardhurat e buxhetit parashikohen në 212.6 miliardë denarë ose 8.3 përqind më shumë se ribalanci i dytë i buxhetit për vitin 2020. Shpenzimet për vitin 2021 janë parashikuar në nivel prej 247.5 miliardë denarë ose 2.1 përqind më të ulëta se shpenzimet e parashikuara në buxhetin e dytë shtesë për vitin 2020. Deficiti buxhetor është parashikuar në nivelin 34.8 miliardë denarë ose 4.9 përqind të BPV-së, që është 3.6 pikë përqindje më pak se deficiti buxhetor i parashikuar për vitin 2020.

Në fokus të këtij buxheti është rimëkëmbja e ekonomisë, rritja e përshpejtuar, mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, vendet e punës, ekonomia, ulja e shpenzimeve jo prioritare dhe realizimi më i mirë i shpenzimeve kapitale.

Pritjet janë se efektet nga masat restriktive të pandemisë vitin e ardhshëm do të dobësohen dhe pritet rritja e ekonomisë të arrijë 4.1 për qind dhe 4.6 për qind në vitin 2022.

Nga Qeveria vlerësojnë se buxheti i propozuar është për stabilitetin ekonomik dhe rritjen e përshpejtuar, me konsolidimin fiskal afatgjatë për vitin 2021-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat