Vazhdojnë përpjekjet për gjetje të zgjidhjes në mes Shkupit dhe Sofjes

Maqedonia

Vazhdojnë përpjekjet për gjetje të zgjidhjes në mes Shkupit dhe Sofjes

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:01
Foto Ilustrim

Kërkesat bullgare janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe dalin nga korniza e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Por, Maqedonia e VEriut do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të mençur për tejkalimin e dallimeve. Megjithatë, negociata për gjuhën dhe identitetin nuk do të ketë.

Kështu mund të përmblidhen shkurt reagimet e djeshme në lidhje me veton bullgare dhe ngjarjet në relacionin Shkup – Sofje

Pala maqedonase akoma mendon se ekzistojnë mundësi për t’u mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, nëse kjo periudhë përdoret në mënyrë produktive.

Sipas ministres bullgare për Punë të Jashtme Ekaterina Zakharieva, mbështetja nga Bullgaria asnjëherë nuk ka qenë e pakusht.

Ajo mohoi se Bullgaria ka qenë nën presionin e Gjermanisë për të lëshuar pe në lidhje me kornizën negociuese.

Ndërsa për Këshillin e Ambasadorëve në Maqedoni, vetoja bullgare është akt joshembullor. Sipas tyre, nuk mund të zhvillohen marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me mohimin e të kaluarës së popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat