Shkupi dhe Ohri si Amsterdami – të konsumohet marihuanë në kafene

Maqedonia

Shkupi dhe Ohri si Amsterdami – të konsumohet marihuanë në kafene

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:36
Foto Ilustrim

Si pjesë e një pakete më të gjerë ekonomike, e cila është e hapur për debat, është edhe legalizimi, përkatësishtë dekriminalizimi i përdorimit të marijuanës nëpër lokale. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeministri Zaev në një intervistë për Dojçe Vele. Siç tha ai, kjo është akoma në debatin publik dhe nëse rezulton se opinioni i përgjithshëm publik është pozitiv, atëherë do të kalojmë në përgatitjen e kornizës ligjore. Kjo është duke u konsideruar sepse qeveria është e bindur që përdorimi i marijuanës për qëllime turistike do të ndihmojë turizmin në Maqedoni.

“Ideja është të japim mundësi për vendet turisitike, përfshirë këtu edhe Shkupin, pse jo, një vend serioz turisitik, kafenetë ekzistuese dhe ato të reja, me standarde të caktuara – ventilimi, dëshmia për origjinën e marihuanës, etj, për të lejuar konsumimin e marihuanës brenda tyre. Sipas standardeve të barabarta për të gjithë, çdokush mund të aplikojë. Besoj se për një vend të vogël mund të sjellë zhvillim serioz të hotelierisë, turizmit dhe të ngjashme”, tha kryeministri Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat