Do të legalizohen makinat me targa të huaja

Maqedonia

Do të legalizohen makinat me targa të huaja

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 08:03
Ilustrim

 Automjetet me targa të huaja që lëvizin në shtetin tonë do të legalizohen, respektivisht do të marrin targa të Maqedonisë. Qeveria, megjithatë, nuk zbuloi detaje se si do të zbatohet kjo. Tani për tani, nga Qeveria thonë se është herët për të publikuar më shumë informacion sepse në periudhën e ardhshme do të përgatitet zgjidhje ligjore. Bëhet fjalë për automjete që janë kryesisht nga Bullgaria e që janë në pronësi të qytetarëve tanë që kanë dy shtetësi.

Kryeministri Zaev këtë e quajti legalizim të automjeteve të huaja, ndërsa e paralajmëroi si masë me të cilën qeveria do të përpiqet të marrë para shtesë në buxhet për vitin e ardhshëm. Përllogaritjet e para janë se mbi këtë bazë në arkën e shtetit vitin e ardhshëm do të hyjnë rreth 20 milion euro.

“Informacionet jozyrtare të cilët i kemi janë se të gjithë qytetarët që kanë automjete me targa të huaja do të kenë një periudhë të caktuar në të cilën do të duhet t’i ndërrojnë regjistrimet e tyre në targa të Maqedonisë, për çka nga shteti do të marrin përfitime dhe zbritje të caktuara”

Sipas informacioneve që morëm nga Administrata Doganore gjatë këtij viti, shumica e automjeteve të importuara janë nga vendet e Bashkimit Evropian, respektivisht Gjermania, Bullgaria dhe Sllovenia. Një pjesë më e vogël janë nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë moment, që të mund targat të ndërrohen nga të huaja në maqedonase, pronari i automjetit duhet doganës t’i paguajë 23% të çmimit me të cilin e ka blerë automjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat