​24 viktima dhe 1.112 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​24 viktima dhe 1.112 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.553 teste të dyshuara për COVID-19, prej tyre pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 1.112 persona, 24 persona kanë vdekur dhe 709 janë shëruar.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup – 321, Kumanovë – 69, Tetovë – 79, Prilep-77, Manastir – 65, Gostivar – 60, Koçani – 44, Berovë – 23 etj.

Katër viktima janë nga Shkupi (të moshës 76, 62, 67 dhe 70-vjeç), një nga Kumanova (64 ), një nga Shtipi (87), tre nga Prilepi (69, 45 dhe 79), dy nga Tetova (41, 65), dy nga Velesi (81, 61), 5 nga Manastiri (70, 91, 48, 60 dhe 73-vjeç), një nga Ohri (89), një nga Kriva Pallanka (47), një nga Krusheva (60), një nga Koçani (41), një nga Makedonski Brodi (40) dhe një pacient nga Vinica (66-vjeçar). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 54.743 raste, prej tyre 1.511 kanë vdekur, 32.366 janë shëruar, ndërsa janë 20.866 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat