Krijohen kapacitete të reja spitalore në Kumanovë

Maqedonia

Krijohen kapacitete të reja spitalore në Kumanovë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

Rritja e kapaciteteve spitalore mbetet e pamjaftueshme për numrin e pacientëve të prekur me Kovid-19 në gjithë vendin. Edhe ambientimi i reparteve interne nëpër spitalet e qyteteve si kovid qendra pothuajse janë të mbushur me pacientë. Në Kumanovë, pas Klinikës së Neurologjisë, si qendër për kovid me 35 shtretër, tani reparti i ORL-së është ambientuar për pranimin e pacientëve me rreth 20 shtretër. Mjekët thonë se bëjnë të pamundurën për t’i kuruar.

Fluksi është jashtëzakonisht i madh, është hapur edhe qendre 3 për kovid, ku është reparti i ORL-së. Por, iu kisha lutur edhe pacientëve që mos ta rrezikojnë veten e tyre duke u trajtuar në shtëpi disa ditë e pastaj situata kur të komplikohet në maksimum të vijmë në spital pastaj bëhet vonë. Ne do të japim maksimumin dhe gjithë jemi në shërbim të tyre 24/7’ deklaroi Ylber Isufi, Internist.

Në Infektivin e Kumanovës pranojnë vetëm rastet me pasqyrë të rëndë shëndetësore. Tendat nëpër oborret e saj mbeten të pashfrytëzuara. Por një hapësirë e re modulare do të bëhet gati që deri në fund të dhjetorit të jetë e gatshme për pranim të pacientëve me virus korona.

“Ish objekti i terapisë fizikale tani më i papërdorur disa vite do të rrënohet plotësisht për ti lënë hapësirë ndërtimit të objekteve modulare këtu në oborrin e Klinikës infektive në Kumanovë. Ndërkaq, pacientët atje janë duke pritur, për të marr shërbimet ambulantore, por jo në tendat e ngritura nga armata disa ditë më parë për këtë qëllim”

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në pamundësi për të bërë 16 spitalet modulare në vend, të paktën deri në fund të vitit do të realizohen dy prej tyre. Tjetra po bëhet gati në Gjevgjeli si kovid qendër prej 400m2. Familjarët e pacientëve thonë se do të preferonin të mbajnë në kurim shtëpiak të prekur për tu lënë hapësirë rasteve më urgjente. Por, përhapja e pneumonisë bëri që edhe rasti tyre është i domosdoshëm për shtrimi në spital.

Varet prej diagnozës, të cilën përcaktohet shihet se këtu 90% janë me virusin kovid, por konsultimin me mjekut që patar më tha se më mirë është të rrijë në spital dhe ne e kemi në mbikëqyrje sepse vetëm u bëhet pneumonia dhe e kanë nën kontroll. Por, ka raste kur s’kanë mundësi strehimi”

Në Kumanovë, aktualisht 109 pacientë janë në kurim spitalor. Ndërkohë në të gjitha spitalet e vendit janë shtruar për kurim 1300 pacientë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, afër 170 shtretër janë të lirë nëpër të gjitha kovid qendrat, të pajisura me furnizim të oksigjenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat