Biber: Vetoja bullgare është e paqëndrueshme, e diskrediton BE-në

Maqedonia

Biber: Vetoja bullgare është e paqëndrueshme, e diskrediton BE-në

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:53
Florijan Biber

Bllokada në Bullgari e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut e rrëmbeu procesin e zgjerimit të BE-së, e cenon besueshmërinë e Bashkimit dhe i dekurajon vendet tjera kandidate. Nënshkrimi i deklaratave me të cilat aspirantët dhe vendet anëtare do të zotohen të mos e bllokojnë rrugën drejt BE-së në raport me çështjet bilaterale duhet të jetë standard, vlerëson analisti politik dhe ekspert për Ballkanin, profesori i Universitetit në Grac, Florijan Biber. Megjithatë, shton ai, problemi është më shumë në atë se nuk ka vende të mjaftueshme në BE që janë entuziaste për zgjerimin, që janë të gatshme të insistojnë dhe të ushtrojnë presion ndaj kolegeve të tyre anëtare në mënyrë që të mënjanohen bllokadat e këtilla.

I pyetur për pozicionin e Sofjes e cila e kushtëzon integrimin evropian të vendit tonë me pranimin e rrënjëve bullgare të identitetit dhe gjuhës – kërkesa joparimore që e shkelin të drejtën e vendit për vetëvendosje, Biberi vlerëson se kjo është problematike në tri aspekte.

“Pozicioni bullgar është problematik në tri aspekte. Së pari, ajo parashtron kërkesa nga Maqedonia, që nuk duhet të jenë objekt i vendimeve politike dhe presionit mes vendeve. Pa marrë parasysh se si interpretohet historia, kjo duhet të jetë punë e historianëve, përndryshe për historinë diskutojnë amatorë. Gjithashtu e vendosë historinë në shërbim të një kombi të caktuar. Së dyti, imponimi i historisë kombëtare ndaj tjetrit është maltretim dhe gjithashtu nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Së treti, çështjet e këtilla nuk duhet të ndalen në rrugën e aderimit në BE meqë nuk kanë të bëjnë me gatishmërinë e Bashkimit për Maqedoninë e Veriut. Me këtë rrëmbehet qasja ndaj BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy herë deklarata me të cilat u zotuan që të mos e bllokojnë rrugën drejt BE-së në raport me çështjet bilaterale. Derisa Bullgaria nuk ka nënshkruar, kjo duhet të jetë standard”, shprehet Biberi.

Kuptohet, shton ai, Bullgaria ka fuqi të shfrytëzojë veton e saj për këtë çështje, ndërsa për kontestin historik shprehet se nuk dëshiron të ndërhyjë në të, meqë ekzistojnë interpretime nacionaliste dhe të njëanshme edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat