LSDM: Mickoski i ofendon mjekët dhe e rëndon sistemin shëndetësor

Maqedonia

LSDM: Mickoski i ofendon mjekët dhe e rëndon sistemin shëndetësor

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 08:56
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetarin e opozitës Hristijan Mickoski, për sjellje të papërgjegjshme në situatë të pandemisë.

Nga kjo parti thonë se në kohën kur e gjithë bota është e bashkuar në luftën ndaj coronavirusit, Mickoski e rëndon sistemin shëndetësor.

“Kontributi i zi i Mickoskit që nga fillimi i pandemisë konsiston në shkelje masive të masave për mbrojtje, shkuarje në teatro dhe restorante kur është e ndaluar, përhapjen e lajmeve të rreme se nuk ka teste të mjaftueshme, duke ngritur panik tek qytetarët se nuk ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse”.

“Përmes ndihmësve të tij, Mickoski bllokoi ndihmën financiare nga Banka Botërore për pajisjen e 16 qendrave të kojotave në të gjithë vendin, duke ndihmuar policinë të mos ndëshkojë shkelësit e masave të mbrojtjes”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se Mickoski gjithashtu i ofendon mjekët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat