MPB Maqedoni: 615 shkelje të masës për mbajtje të maskës

Maqedonia

MPB Maqedoni: 615 shkelje të masës për mbajtje të maskës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 615 shkelje të masës për mbajtjen e maskës.

MPB ju bënë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë për parandalimin e COVID-19.

Nga MSH thonë se gjatë kësaj jave janë bërë gjithsej 19.664 testime, ndërsa 7.486 raste kanë rezultuar pozitiv, që është 6.3 përqind më pak se javën paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat