Ahmeti: Deri në fund të vitit shpresoj në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Maqedonia

Ahmeti: Deri në fund të vitit shpresoj në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:52
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se pret që deri në fund të vitit të ketë zgjidhje të kontestit me Bullgarinë.

Në një intervistë për TV21, ai në mes tjerash tha se këto ditë është dërguar ofertë për palën bullgare, duke shtuar se pret përgjigje pozitive.

“Tejkalimi i kontestit në mes dy palëve është çështje kohe. Nuk është koha që të ndaj me opinionin ofertat ose dokumentet e fundit që janë këmbyer. Do të presim ta shohim reagimin e Bullgarisë”, tha Ahmeti, duke shtuar se angazhimi i ministrit Bujar Osmani, do të ketë rezultate.

“Është shumë e rëndësishme të tregojmë para gjithë qytetarëve, sidomos para maqedonasve, se të mirat dhe të këqijat i ndajmë bashkë, se do të jemi krahpërkrahë deri në zgjidhjen e këtij kontesti”, tha Ahmeti.

Ndërsa, në lidhje me zërat për përçarje në BDI, Ahmeti tha se nuk janë serioze dhe se nuk ka asgjë konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat