Shahpaska: Presim mbështetje për shpalljen e ditës së diel ditë jo pune

Maqedonia

Shahpaska: Presim mbështetje për shpalljen e ditës së diel ditë jo pune

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:55
Jagoda Shahpaska

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska ka kërkuar nga ministritë e tjera si ajo e Ekonomisë, Ministrisë për Transport dhe Lidhje si dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike që në afat prej 7 ditëve të japin draft propozime lidhur me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, gjegjësisht rreth propozimit që dita e diel të shpallet ditë jo-pune.

Shahpaska tha se kërkojnë mbështetje nga të gjitha ministritë tjera, në lidhje me propozimin e tyre për shpalljen e ditës së diel, ditë jo pune.

“Ne si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale i bëjmë ndryshimet sistematike, Ligji për marrëdhënie pune është ai që jep konstruksionin, që jep kahjet kryesore që e diela të jetë ditë jo pune. Nga këtu kërkojmë mbështetjen e të gjitha ministrive tjera.

Për shembull Ministria e Ekonomisë ka pjesën më të madhe në rregullimin e materies, përfshi pjesën e objekteve gastronomike, turizmi, tregtia, gjithashtu edhe Ministria për Transport dhe Lidhje, ku përfshihet transporti publik, më pas rol të rëndësishëm ka edhe Ministria e Shoqërisë Informatike, e cila gjithashtu rregullon disa sfera”, tha Jagoda Shahpaska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat