Bekteshi: Veturat me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% të uljes së tarifës

Maqedonia

Bekteshi: Veturat me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% të uljes së tarifës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi informon se të gjitha automjetet që hynë nga 1 tetori 2020 në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe janë me targa të huaja do të mund që brenda një viti regjistrohen me tarifa më të ulëta për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjithë detyrimeve të ngarkuara për import nga autoritetet shtetërore kompetente.

“Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur.

Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, (sec) shkruan Bekteshi në Facebook.

Ai informon se Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat