Maqedoni: Paguhen mbi 152 milionë denarë në llogaritë e blegtorëve

Maqedonia

Maqedoni: Paguhen mbi 152 milionë denarë në llogaritë e blegtorëve

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Në llogaritë e 6.755 blegtorëve janë transferuar më shumë se 152 milionë denarë për qumështin e dorëzuar të deleve, lopëve dhe të dhive të fazës së dytë, kumtoi sot Agjencia Pagesore.

Sipas drejtorit të Agjencisë, Nikollçe Babovski, mjetet nga kjo masë janë kapital i freskët që duhet t’u ndihmojë blegtorëve ta sigurojnë sasinë e nevojshme të ushqimit për kafshë.


“Përmes masave të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, krijojmë kushte të volitshme për përmirësimin e fondit blegtoral, rritje të prodhimit vendor të qumështit, ndërsa me këtë edhe sigurim të lëndëve të para për kapacitetet vendore për prodhimin e qumështit. Pandemia me Kovid-19 edhe më shumë e theksoi nevojën për ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt.

Qeveria, Agjencia dhe Ministria do të vazhdojnë të krijojnë kushte të volitshme për një bujqësi të qëndrueshme, modernizim e saj, me çfarë do të mundësohet përmbushje edhe të nevojave vendore me prodhime bujqësore, por edhe për eksport”, thotë Babovski.

Ai potencoi se do të vazhdojë pagesa në kohë dhe joselektive e subvencioneve për të gjithë ligjërisht kanë fituar të drejtën për marrjen e mbështetjes financiare në bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat