MSH-Maqedoni: Në departamentet infektive mjekohen 814 pacientë, ka dhe shtretër të lirë

Maqedonia

MSH-Maqedoni: Në departamentet infektive mjekohen 814 pacientë, ka dhe shtretër të lirë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në të gjitha spitalet e vendit, është raportuar se po mjekohen një total prej 814 pacientësh pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 70 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir.

56 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 46 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 65 pacientë në Veles dhe 118 pacientë në Kumanovë të cilët janë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. 111 pacientë janë shtruar në spital në Qendrën Covid në Ohër, 104 në Prilep, 49 në Qendrën Covid në Gostivar 49, ndërsa në Strugë 32 pacientë.

Ka 72 pacientë në spitalin në Strumicë, 20 në Koçan, 18 në Kërçovë, 44 në Kavadar dhe 9 në Gjevgjeli”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshar ndaj corovirusit të cilët trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.290, ndërsa ka deri në 130 shtretër të lirë në qendrat kovide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat