Pendarovski: Zero tolerancë për të gjitha format e dhunës së bazuar gjinore

Maqedonia

Pendarovski: Zero tolerancë për të gjitha format e dhunës së bazuar gjinore

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Stevo Pendarovski

 Presidenti Stevo Pendarovski u kyç në fushatën globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore” të Kombeve të Bashkuara, qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes për mbrojtje dhe parandalim të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës së bazuar gjinore.

“Është e detyrueshme që secili pren nesh të ketë zero tolerancë ndaj të gjitha formave të dhunës së bazuar gjinore, në çdo sferë – në familje, në shkolla, në institucione, në vende të punës, në internet, në mediume, në hapësirat publike”, thotë presidenti Pendarovski në porosinë me rastin e fushatës.

Pandemia, thotë ai, na përkujtoi se shtëpia nuk është vendi më i sigurt për shumë gra dhe fëmijë, viktima të dhunës së bazuar familjare dhe gjinore, sepse shifrat tregojnë numër alarmant të rasteve të këtilla, edhe tek ne edhe në botë. Numrat e rritur, sipas presidentit Pendarovski, janë sinjali i fundit se na nevojitet përgjigje e përforcuar nga institucionet dhe strategji gjithpërfshirëse dhe mbështetje për viktimat e dhunës.

“Me ratifikimin e Konventës së Stambollit dhe Planit të aksionit për zbatimin e saj bëmë hap të rëndësishëm në përmirësimin e mekanizmave institucionale për preventivë dhe mbrojtje nga dhuna e bazuar gjinore. Megjithatë, për rezultate më të mira nevojiten mbështetje buxhetore, përkushtim dhe bashkëpunim mes institucioneve edhe në nivel nacional edhe në nivel lokal. Nevojitet qasje sistematike në edukimin për njohje të të gjitha formave të dhunës së bazuar gjinore, si dhe mbrojtje, parandalim, paraqitje të dhunës, dëgjim dhe mbështetje të viktimave”, porositë Pendarovski.

Ai potencoi edhe se nevojitet secili pre nesh të marrë përgjegjësi. “Çdoherë kur jemi dëshmitarë të dhunës ndaj grave dhe vajzave apo dhunës familjare, detyrë e jona, para së gjithash, është që si njerëz të paraqesim dhe t’u japim mbështetje dhe ndihmë viktimave. Kërkoni ndihmë dhe paraqitni dhunë në polici, në qendrat për punë sociale, në linjat SOS, tek organizatat qytetare, informoni miqtë tuaj më të afërt apo të afërmit. Nëse dëshirojmë shoqëri të qytetarëve të lirë dhe dinjitozë, duhet t’u mundësojmë të gjithëve të kenë vendin e tyre në komunitetin në të cilin ndjehen të sigurt. Të luftojmë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe kundër të gjitha formave të dhunës së bazuar gjinore, çdo ditë, të gjithë së bashku”, thotë presidenti Pendarovski.

Në shenjë mbështetjeje për fushatën, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Villa Vodno” është ndriçuar në ngjyrë portokall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat