Osmani dhe Filipçen: Aksion i koordinuar dhe solidaritet është çelësi për kapërcimin e krizës të shkaktuar nga COVID-19

Maqedonia

Osmani dhe Filipçen: Aksion i koordinuar dhe solidaritet është çelësi për kapërcimin e krizës të shkaktuar nga COVID-19

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:02
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, organizoi brifing të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, me përfaqësuesit e të gjitha përfaqësive diplomatiko – konsullore dhe misionet e akredituara në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPJ, qëllimi i takimit ishte që të informohen ambasadorët për gjendjen epidemiologjike shëndetësore në shtet, por njëherësh edhe për pakot e ndryshme të masave të cilat ndërmori Qeveria për ballafaqimin me pandeminë.

“Ministria për Punë të Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me qeveritë e të gjitha vendeve dhe me përfaqësuesit e tyre të akredituar në vend dhe mbetemi në dispozicion si shtyllë kryesore me qëllim informimin në kohë dhe të saktë për gjendjen me COVID-19 në vend”.

“Në veçanti i jemi mirënjohës vendeve për demonstrimin e unitetit si akt i solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror, sepse pandemia na ka mësuar se në këtë kohë duhet më shumë integrim sesa izolim dhe se vetëm përmes aksioneve të koordinuara do të dalim më të fortë dhe rezistues të këtij kërcënimi global”, tha Osmani.

Ministri i Shëndetësisë Filipçe informoi ambasadorët detajisht për ngjarjet e fundit në ballafaqimin me COVID-19, masat që ka marrë Qeveria për mbrojtje shëndetësore të qytetarëve, si dhe planet e mëtejme për përballjen me sfidat e shkaktuara nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat