Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u paraqit me kumtesë në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë

Maqedonia

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u paraqit me kumtesë në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Ylber Sela

Në Seminarin XIV Ndërkombëtar të Albanologjisë që u mbajt në Universitetin e Tetovës në temë “Sfidat e (mos) zbatimit të Ligjit të Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut dhe gabimet gjatë përdorimit të shqipes standarde”, krahas pjesëmarrësve të shumtë, me kumtesë online u paraqit edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela.

Në kumtesën e titulluar “Sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm të AZGJ-së në aspektin e angazhimit, ndihmës dhe mbështetjes që ua jep institucioneve të ndryshme shtetërore për zbatimin e gjuhës shqipe.

Por gjithashtu edhe qytetarëve nëpërmjet botimit dhe shpërndarjes së doracakëve dhe fletushkave, ku jepen të dhëna konkrete për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.

Me këtë rast ai theksoi edhe sfidat dhe vështirësitë që shfaqen në zbatimin e gjuhëve zyrtare, duke u ndalur veçmas në ngecjen dhe moszbatimin e këtij ligji nga ana e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat